Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në drejtësi dhe vettingu kanë qenë pikat kryesore të takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Për kryetaren e delegacionit të PE, Monica Macovei, e rëndësishme për Shqipërinë është pastrimi i drejtësisë dhe për këtë nuk duhet vetëm miratimi por zbatimi. E pyetur nga deputetë të opozitës për hetimin ndaj ish-Ministrit Tahiri, shefja e delegacionit të BE tha se procesi po monitorohet nga afër.
Pa zbatimin e procesit të vettingut dhe një dialogu kostruktiv të politikës, Shqipërisë nuk do t`i hapen dyert e Bashkimit Europian.
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei dhe shefja e delegacionit të BE ne Shqipëri Romana Vlahutin apeluan gjatë takimit të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri për dialog dhe ritëm të qëndrueshëm të reformave.
Monica Macovei: Nuk është mirë që partitë në parlament të luftojnë gjatë gjithë kohës. Ne duam pozitivitet dhe konstruktivitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresojmë që nesër të konkludojmë me rekomandime dhe nëse kjo nuk ndodh nuk humbet Parlamenti Europian por populli shqiptar.
Romana Vlahutin: Dera e BE është e hapur dhe rruga është pa pengesa. Progresi varen nga përpjekja e vendeve kandidate. Shqipëria duhet të ketë një ritëm të qëndrueshëm të reformave. Integrimi kërkon dialog konstruktiv, është përgjegjësi e qeverisë që opozita të luajë rolin e saj por nga ana tjetër dhe përgjegjësi e opozitës të kontribuojë në integrimin e vendit në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/integrimi-ne-be-macovei-e-vlahutin-apel-politikes-zbatimin-e-vettingut