Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kitaroviç: Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit mnë BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE.
Presidentja vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria duke kërkuar që edhe BE ta njohë.
Kryetarja e shtetit kroat përcolli mesazhe pozitive edhe për klasën politike shqiptare, duke theksuar se integrimi kërkon një bashkim kombëtar.
Kitaroviç: Sot si një komb i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm të angazhuar ndaj vlerave demokratike perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkelqyara dhe është mjaft e rëndësishme të theksohen shembujt pozitivë dhe BE duhet ti vlerësojë ata për këtë gjë. Do doja t'ju përgëzoja dhe për vendimin e Këshillit i cili i ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo është në rrugën për çeljen enegociatave në qershor të 2019.
Për këtë arsye në vitin që vjen është mjaft e rëndëishme të sigruohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat. Në këtë kontekst duhen pranuar dhe njohur reformat që Shqipëria ka bërë deri më sot, veçanërisht ato në fushën e gjyqësorit. Është mjaft e nevojshme të theksohet rëndësia e vettingut i cili do të rrisë besimin në institucionet gjyqësore që përvbëjnë dhe bazën e pushtetit ligjor.
Presidentja tha se Kroacia do të punojë fort për të mundësuar mbajtjen e një tjetër Samiti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Kitaroviç: Si shtet anëtar që sapo jemi bërë pjesë e BE, ne jemi veçanërisht të kënaqur me faktin që Presidenca bullgare dhe austriake i kanë vendosur çështjet e zgjerimit si pjesë kryesore e axhendës së tyre. Ne e shikojmë këtë si një zhvillim i cili mirëpritet dhe konfirmon edhe njëherë angazhimin e ripohuar për Europën Juglindore nga vetë institucionet e BE dhe shtetet anëtare të BE.
Kroacia planifikon të vazhdojë në të njëjtën rrugë dhe e përkushton të gjithë vëmendjen e saj drejt zgjerimit dhe këto gjëra do të bëhen pjesë e prioriteve të Presidencës sonë. Ne do të investojmë pëpjekje edhe më të mëdha për të organizuar një Samit tjetër ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE të Shqipërisë, duke i ofruar asaj përvojën e saj dhe njohuritë duke mbështetur ngritjen e kapaciteve të institucioneve shqiptare, përfshi këtu forcimin e kapaciteve administrative dhe institucionale.
Do vazhdojmë të punojmë së bashku për ngritjen e një bashkëpunimi edhe më të mirë, sidomos në fushën e transportit.Është e pabesueshme që në shekullin e XXI dy vendet tona të cilat kanë një potencial të madh për detin Adriatik...