Report TV - Manjani: Të hënën biseduam për çështjet pezull

Report TV 2016-09-20

Views 0

Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përket reformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të një marrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dy institucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?

Së pari t?i marrim gjërat me radhë. Grupi negociator u krijua nga tryeza e kryetarëve të partive politike dhe jo nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Që do të thotë se në qoftë se do të kishim një raport për t?ia dhënë dikujt do t?ia jepnim kryetarëve të partive dhe jo kryetarit të komisionit, që mos kemi asnjë keqkuptim.

Së dyti ne kemi biseduar për më shumë se sa gjysmën e natës ditën e hënë për çështje që kishin ngelur pezull në lidhje me propozimin ?hibrid? të znj. Nulland. Ju e dini që kjo ishte një çështje që kishte të bënte me rolin e monitoruesve ndërkombëtar në procesin e vetingut, sigurisht duke marrë të mirëqenë se çështjet e tjera ishin të zgjidhura.
Megjithatë unë e konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi që kam qenë unë që e hapa këtë çështje për ta diskutuar, qoftë edhe për kuriozitetin tim për të kuptuar realisht se si ishte rënë dakord. Sepse duhet t?ju them se kanë qenë negociata dypalëshe. Pra kanë qenë pra PD dhe PS. Ka qenë kryesisht z. Agaçi dhe z. Bylykbashi që janë marrë me këtë çështje dhe që të dy më konfirmuar se ishin marrë vesh për këtë histori.

Dhe kjo është një gjë që ne sigurisht mund ta përfshinim në protokollin e këtyre çështjeve që ramë dakord në atë mbledhje, por për shkak se mbledhja u ndërpre krejt papritur, ne nuk kishim se si ta përfundonim atë. Dhe realisht nga ajo mbledhje ka mbetur vetëm dy çështje të cilat u plotësuan sot nga letra e z. Hahn. Dhe mendoj që bashkë me z. Hahn, konkluzionet që ne kemi rënë dakord ditën e hënë çështja quhej e zgjidhur sipas meje, sipas nesh. Megjithatë komunikimi im i fundit me ju ka qenë dje në drekë dhe që dje në drekë dhe deri në këtë moment unë po pres që negociatorët të mblidhen.
Nuk kemi pasur ndonjë reagim për të thënë të vërtetën nga asnjë grupim, as nga partitë tjera, as nga ekspertët ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS