Negociatori i LSI-së për reformën në drejtësi, Ylli Manjani u shpreh se të hënën është diskutuar vetëm për çështjet e mbetura pezull, ngërçin e vettingut. Ndërsa përsa i përket kërkesës së PD për KLGJ dhe KLP, Manjani tha se u prek edhe kjo pjesë, por dy negociatorët e tjerë, Oerd Bylykbashi i PD dhe Engjëll Agaçi i PS, kanë deklaruar se kjo çështjet është e zgjidhur dhe dakordësia ka qenë që, 3 anëtarë të KLGJ do të ishin të mazhorancës dhe 2 të opozitës.
"Kemi diskutuar për më shumë se gjysmën e natës për çështjet pezull lidhur me propozimin hibrid të znj.Nuland. Duke marrë të mirëqenë që çështjet e tjera ishin të zgjidhur. Konfirmoj atë që tha z.Bylykbashi se kam qenë unë që e kam hapur atë diskutim. Por, të dy si z.Bylykbashi dhe z.Agaçi, më konfirmuan se të dy ishin marrë vesh me këtë histori. Nuk u përfshi në protokoll se mbledhja u ndërpre papritur. Dhe vetëm dy çështje kaluam që u zgjidhën sot nga z.Hahn. Pres që negociatorët të mblidhen.
Kemi mbyllur vettingu, seleksionimin e kandidatëve që do konkurrojnë për vettingun, dy çështje nëse duhej të ishte në kushtetutë ONM apo jo dhe tjetra, nëse në procedurën e skualifikimit ONM duhet të jepte një arsye apo jo. Sot kjo mori një përgjigje pozitivbe nga Hahn. ndërsa e para është pranuar që duhet të ishte në Kushtetutë. S'e kuptoj pse duhet t'i rikthehemi kësaj çështje.
Kemi rënë dakord që tre do ishin nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Kjo bisedë ka ndodhur atë natë, por nuk u reflektua sepse mbledhja u mbyll", u shpreh Manjani.