http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tradita, kultura dhe arti shkrihen ne nje festival te vetëm ne datat 21, 22 dhe 23 korrik ne qytetin e Beratit. Ky aktivitet mutikulturor organizohet per te treten here ne qytetin e nje mbi nje dritareve nga fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Sipas ministres se kulturës, Mirela Kumbaro, ky është nje hap i rendesishem, sepse prezanton përpara publikut e turisteve trashëgiminë kulturore. Ministrja Kumbaro deklaroi se gjate këtyre tre viteve është punuar shume qe shqiptaret te vizitojnë dhe te njohin qytetet historike, ndërsa theksoi se numri i vizitoreve ne krahasim me vitet e shkuara është rritur.Sipas ministres se kulturës investimet per ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë kulturore jane rritur.