Hapet Festivali i Akuarelit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne fillim ishte caktuar qe të ekspozoheshin vetëm 300 vepra në Akuarel, nga shkollat më të famshme të kësaj teknike të artit vizual. Por në kryeqytet kanë mbërritur shumë më shumë. Artistë nga 38 vende të botës kanë pushtuar 5 institucione kulture, jo vetëm për t?u takuar me dashamirësit e artit figurativ, por edhe për të performuar për studentët apo të interesuarit mbi këtë teknikë. Galeria e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Arteve dhe qendra të tjera kulturore kanë hapur dyert për këto vepra. Shkollat më të mira të akuarelit gjenden në muze, aty ku edhe gjeni disa nga artistët që i kanë realizuar ato. Piktura më e madhe dhe më aktuale dukej se ishte ajo e kanadezit me origjinë turke Atanur Dogan.Atanur Dogan: Të gjithë mendojnë se dhimbja, shpresa e gjithçka që kërkojmë shprehet me sy. Situata e krijuar së fundi sidomos nga vendet në luftë, vala e fundit e emigrantëve sirianë, e atyre që lëvizin nga nëjri vend në tjetrin për një jetë më të mirë, më bëri të kuptoj se jo vetëm sytë shprehin dhe kërkojnë shpresë, por edhe duart.Edhe artisti që përfaqëson Francën në këtë bienale nuk i ka shpëtuar kësaj teme, ,valës së emigrantëve. Por ndryshe nga sa Dogan e shpreh atë në portretet dhe duart e zgjatura, për Jean Luc Mossion kjo valë emigrantësh është thjesht një fluturim, që ai e quan 777.Jean Luc Mossion: Nuk e di se si e percepton publiku. Kam dashur të përcjell me këtë vepër një fluturim në kërkim të një jete më të mirë. 777-ta është thjesht numri i avionit. Unë jam pilot, në profesion, pasi si artist nuk ke cdo muaj të ardhura, e ndoshta ndaj e kam përcjellë kështu emigrimin. Sa i përket pyetjes suaj për numrat, nuk di cfarë të them. A jemi ne numra apo varemi prej tyre? Nuk e kisha menduar kështu, por kështu paska folur ndërgjegjja.Ky Festival Akuareli, që vjen për herë të parë në Tiranë ekspozon për publikun deri më 25 nëntor.

Share This Video


Download

  
Report form