Pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit se vendi duhet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një qeveri teknike, pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ka nisur beteja e sigurimit të 71 votave në Parlament. Dje në mbrëmje, Kryeministri Rama ka mbledhur në vilat qeveritare në Durrës disa ministra dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Takimi ka pasur në qendër të tij kthesën e menjëhershme që kanë marrë raportet brenda koalicionit qeverisës e veçanërisht kërkesa e bashkëkryetarit të tij, Ilir Meta, për një qeveri teknike. Nëse kreu i LSIsë, Ilir Meta, do të kërkojë të krijojë një qeveri teknike, ai duhet të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë, duke propozuar kryeministrin e ri.
?Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri?, thuhet në pikën 2 të nenit 105 të Kushtetutës.
Por këtë propozim duket se e kundërshtojnë socialistët, të cilët përmes disa eksponentëve të tyre kanë mbështetur idenë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi. Për të shmangur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mund të jetë vetë Rama që të kërkojë një mocion besimi të qeverisë. Nëse qeveria merr 71 vota dhe merr besimin e Parlamentit, ajo vijon punën.
Nëse nuk i merr këto vota, merr më pak se 71, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Por për të shmangur mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, deputetët socialistë, që duhet të kenë siguruar 71 vota në Kuvend, do të votojnë kundër qeverisë së tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe këtë kryeministër. ?Kryeministri ka të drejtë t?i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave.