Report TV - Rama: Ftoj Bashën në debat televiziv, të çlirohet nga frika

Report TV 2016-09-19

Views 0

Pasi kryetari i PD i ktheu përgjigje kryeministrit duke i thënë që të votojnë variantin e reformës në drejtësi sipas Venecias, kryeministri Edi Rama ka reaguar sot duke iu referuar pikërisht kësaj përgjigje.

Në një shkresë drejtuar sërish kreut të PD, Rama e konsideron të pamundur që qeveria të pranojë një zgjidhje të papranueshme për SHBA e BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. "E lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t'Ju rikujtoj publikisht se: Propozimi Juaj "i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias" jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre. "Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një "zgjidhje" të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?! Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!", shkruan Rama.

Share This Video


Download

  
Report form