Pas takimit Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Politikës Mogherini kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rajoni ynë dhe Shqipëria kanë bërë hapa të rëndësishme përpara, por ne kemi nevojë të posaçme për miq të dhe njerëz të mirë në Evropë, që të njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë tona, të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta, në shtetbërjen evropiane në vendet tona. Jo vetëm kaq por dhe të kenë dëshirën e vullnetin të argumentojnë fort, aty ku ne mungojmë. Është fakt i njohur botërisht se brenda mureve të BE. Mbrëmë kam pasur një telefonatë miqësore me Presidentin Junker, por falënderoj edhe Hahn për përkushtimin.Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos u trajtuar si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematike të natyrshme, që do i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente dhe dëftesa që kem në dorë nga dje na e bën më të lehtë këtë punë. Përfaqësuesit e opozitës tonë që të bashkëpunojnë me faktorë të huaj që për interesa të tyre të brendshme të pengojnë Shqipërinë, të mos udheqë zyra deputetësh me gjysmë të vërteta dhe të eksportojë baltën e luftës së brendshme, ta lëmë inatin dhe mllefin. Ftoj Bashën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, dhe t?u kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend, boll kemi të huaj që na vendosin shkopinj nën rrota - tha Rama.