Report TV - Rama me fermerët e Zharrës: Kredi të buta të garantuara nga qeveria

Report TV 2016-09-27

Views 0

Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar sot me fermerët e zonës së Zharrës në Patos të Fierit, ku ka thënë se qeveria do të garantojë kredi të buta për fermerët dhe se vlera e kësaj kredie është 300 milion euro, ku fermeri mund të marrë 50 milion euro në vit.

?Tani në dorë ne kemi të ndihmojmë dhe të bashkëpunojmë për të rritur kreditimin në bujqësi, financimin e familjeve fermerëve përmes fondit kombëtar të garancisë që shteti e ka vënë në shërbim të fermerëve në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për marrje kredie me interesa të ulëta të garantuara nga shteti. Rezerva që është në dispozicion është 300 milion euro dhe mundësia për të marrë është 50 milion euro në vit? tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form