Report TV - Vrau nënën e 2 fëmijëve, autori: Ngatërrova frenat me gazin

Report TV 2016-09-19

Views 0

Aksidentoi nën e dy fëmijëve mbetet në burg Andrea Memollari i shoferi i cili dy ditë më parë pasi shtypi Dhurata Priftin u largua nga vendi aksidentit.

ReportTv ka pyetur Memollarin nëse e ka para apo jo Dhuratën ditën kur e përplasi me makinë por 20-vjeçari nuk dha asnjë koment për aksidentit.

Pas hetimeve nga ekspertiza autoteknike ka rezultuar se automjeti që shihni në këto pamje i drejtuar nga i ri në aksidentit tragjik ka qenë në gjendje të mirë teknike kanë punuar të gjitha sistemet e drejtimit përfshi dhe atë të frenimit.

Sipas ekspertizës aksidenti është shënuar me shpejtësinë 35 km në orë dhe vdekja e nënës së dy fëmijëve ka ndodhur nga shtypja e peshës së automjetit i cili në rast frenimi mund të kish shmangur pasojat tragjike.

?Nuk doja të shkaktoja këtë tragjedi, jam i penduar dhe i kërkoj falje familjes së viktimës, në atë moment më kapi paniku dhe në vend të shtypja pedalin e frenave shtypa pedalin e gazit? mësohet të ketë deklaruar i riu para gjykatës.

Gjatë seancës ra në sy mungesa e familjarëve të Andrea Memollarit i cili në pak minuta u tensionua në kafazin e hekurt duke mbuluar fytyrën.
Ndaj tij rëndon akuza e aksidentit me pasojë vdekjen dhe largimi nga vendi i aksidentit për të cilat rrezikon nga 6 në 21 vite burgim.

Share This Video


Download

  
Report form