Pas vrasjes së nënës nga babai tre ditë më parë, djali i çiftit Mekolli nga Pogradeci me inicialet E.M. 16-vjeç në një intervistë për REPORT TV nga Italia shprehet i ati i tij, Bashkim Mekolli meritonte dënimin me vdekje nëse ligji do të ekzistonte.
?Nuk do i them më baba. Pavarësisht se ligji me vdekje nuk ekziston, do thosha të dënohet me burgim përjetshëm? u shpreh ai.
16-vjeçari thotë se babai konsumonte alkool, ndërsa përveç nënës që e vrau me sqepar dhe thikë ka dhunuar edhe atë kur ishte në Shqipëri.
Djali tregon edhe herën e fundit kur i dëgjoi zërin nënës, para se Bashkim Mekolli ta vriste barbarisht.
Bashkim Mekolli pranoi krimin, shkak xhelozia, mbetet në burg
Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata ka dhënë për Bashkim Mekollin i cili vrau gruan e tij para dy ditësh.
Ndonëse para grupit hetimor Mekolli ka pranuar vrasjen e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe, duke u shprehur se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie, pasi dyshonte se e tradhtonte, sot ai ka refuzuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt krimit.
Ngjarja ndodhi ditën e diel ku Bashkim Mekolli vrau me sqeparë e me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçaren Demirke Mekolli.
Çifti, prindër të një djali 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas 49-vjeçari Mekolli e ka goditur bashkëshorten. Sipas dëshmisë së babait të autorit, Bashkim Mekolli vuan nga depresioni dhe kishte dy vite që merrte mjekim.