Konsulli i Shqipërisë në Francë, Fatjon Peni në një intervistë telefonike të dhënë për emisionin Rreze Dielli në Report Tv ka thënë se gjendja në vend, pas sulmeve të mbrëmshme është emergjente dhe se e gjithë Franca është nën terror.
Nga ana tjetër, konsulli ka thënë se deri tani, pas kontakteve me ekspertët që po hetojnë ngjarjen, nuk ka persona me kombësi shqiptare viktimë të sulmit.
I pyetur se përse Franca vijon që të mbetet në qendër të sulmeve terroriste të ISIS, ai ka thënë se shkak është bërë qëndrimi i Francës në ballë të luftës kundër ISIS si dhe përfshirja në ISIS i shumë emigrantëve që tashmë kanë marrë nënshtetësinë franceze.
?Është gjendje emergjence e jashtëzakonshme. Për pak ditë do përfundonte por Hollondë e ka shtuar edhe me 3 muaj gjendjen e emergjencës. Lidhur me identitetin e terroristit hetimet vazhdojnë. Zyrtarisht e fatmirësisht nuk kemi të dhëna për ndonjë viktimë me kombësi shqiptare. Jemi në kontakt me celulat e krizës të ngritura për këtë ngjarje. Midis viktimave ka edhe fëmijë. Është akt terroriste mjafti rëndë dhe mizor. Franca është në qendër të sulmeve, pasi është në ballë të luftës kundër terrorizmit. Duket sikur Franca ka të bëjë me një armik të brendshëm, pasi të gjitha sulmet kanë pasur për autorë persona që kanë shtetësi franceze? ka thënë ai.