Report TV - Edi Paloka: Vendi në gjendje dramatike, nuk ka më siguri

Report TV 2017-02-21

Views 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në një deklaratë për mediat ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai është shprehur se grabitjet, vrasjet, aksidentet dhe kultivimi i drogës janë një dëshmi e qartë e gjendjes dramatike që vendi po kalon. Ai ju rikthye sërish denoncimit të djeshëm të kësaj partie për arratisjen e një shtetasi turk në Rinas duke thënë se Rama ka hequr dorë nga detyrimi kryesor si kryeministër.

?Lajmet e përditshme për grabitjet, aksidentet me pasojë vdekje, vrasjet dhe kultivimi i drogës në çdo pëllëmbë të territorit, dëshmojnë gjendjen dramatike të rendit dhe shpartallimin e çdo standardi sigurie. Arratisja dje e një shtetasi turk në Rinas në sytë e policisë kufitare dhe përpjekja për ta fshehur këtë skandal që doli në dritë falë denoncimit të Partisë Demokratike, është një tjetër konfirmim se Edi Rama ka hequr dorë nga detyrimi kryesor që ka si kryeministër në detyrë, për të ofruar rend e siguri. Edi Rama po provon cdo ditë se prioriteti i tij nuk janë qytetarët dhe fatet e tyre, por garantimi i biznesit të drogës.

Në funksion të biznesit të drogës Edi Rama ka shtrirë inkriminim e drejtuesve të Policisë, siç raportohet edhe nga qytetarë dhe punonjës me integritet të Policisë së Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form