Qeveria po bën gati amnisti fiskale, në përpjekje për të rritur të ardhurat. Kështu, ajo pritet të shpall një falje për borxhet që bizneset kanë në Tatime dhe Dogana. Ministri i Financave tha dje se falja nis me borxhet para vitit 2011. ?Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008?, u shpreh ministri Ahmetaj.