Report TV -Veliaj mban fjalën, Viti i Ri e gjen familjen Tafa që u prek nga tërmeti me banesë të re

Report TV 2020-01-06

Views 0

ryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i premtoi familjes Tafa rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit brenda vitit. Sot ky premtim është kthyer një realitet. Pesë pjesëtarët e familjes Tafa të cilët kanë edhe probleme shëndetësore, mbrëmjen e vitit të ri do e kalojnë në banesën e tyre të re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe shumë herë më e mirë se ajo që kanë pasur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Kryeministrin Edi Rama zgjodhën që mbrëmjen e ndërrimit të viteve të ishte pranë kësaj familjeje të cilës i dorëzuan edhe çelësat e banesës së re.

Pas tërmetit të 21 shtatorit, Bashkia e Tiranës nisi menjëherë nga puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Me dhjetëra kompani iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj duke adoptuar nga një banesë në mënyrë që mbrëmja e Vitit të Ri tí gjente në një banesë të re e të ngrohtë.

Share This Video


Download

  
Report form