Report TV - Reforma Territoriale, nis faza e dytë Peleshi: Theksi te modernizimi

Report TV 2016-09-19

Views 0

Qeveria ka nisur fazën e dytë të projektit STAR, "Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale".

Projekt dokumenti u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri, Brian Williams.

Zëvendës kryeministri Peleshi gjatë fjalës së tij, falënderoi faktorin ndërkombëtar, për pozicionimin e vendosur pro kësaj reforme kaq të rëndësishme, ndërkohë që vuri theksin tek modernizimi i shërbimeve të qeverisjes lokale.

STAR2 është faza tjetër e ndihmës së përbashkët të donatorëve për qeverinë shqiptare për të çuar më tej mbështetjen për qeverisjen vendore, pas miratimit të reformës administrativo-territoriale dhe reduktimit të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri nga 373 njësi në 61 të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form