Reforma territoriale, nis faza e dytë për modernizimin e shërbimeve, fondi 8,2 mln dollarë

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dixhitalizimi i shërbimeve do të jetë elementi i dytë i reformës territoriale. Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se këto ndërhyrje për modernizimin e shërbimeve në njësitë e qeverisjes vendore janë të domosdoshme për të ulur nivelin e korrupsionit në vend.
Peleshi: Të jetë një shtet, shteti shqiptar i dixhitalizuar në qendër dhe i pa dixhitalizuar apo konvencional në nivel lokal. Ne e shohim modernizimin dhe dixhitalizimin si mjetin më të mirë për të luftuar korrupsionin.
Ministri për çështje vendore Bled Çuçi premtoi ofrimin e shërbimeve në një sportel.
Çuçi: Në shërbimet që ofron qeverisja vendore, me krijimin e atyre që ne u themi One Stop Shop, dhe në pilotime në përpjekjen për të dixhitalizuar të gjitha arkivat e qeverisjes vendore. Janë dokumente shumë të rëndësishme.
Projekt dokumenti u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri, Brian Williams.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-faza-e-dyte-per-modernizimin-e-sherbimeve-fondi-82-mln-dollare/

Share This Video


Download

  
Report form