Report TV - Reforma në drejtësi, Zyrtarja e SHBA nis takimet në Shqipëri

Report TV 2016-09-19

Views 0

Ka mbërritur në Tiranë zyrtarja e lartë e SHBA, zv/ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Vizitën në kryeqytetin shqiptar Nuland e ka nisur me një takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ndërsa më pas zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të takohet në orën 15:30 me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Pas takimit me kreun e PD, zëvendës sekretarja amerikane e shtetit do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve me tre përfaqësuesit e lartë politik, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nulland, do të dalë një konferencë për mediat në të cilën do të përcjellë mesazhet e Shtëpisë së Bardhe për politiken shqiptare.

Mesazhi i zonjës Nuland do të jetë i fokusuar në mënyrë specifike Reforma në Drejtësi dhe miratimi i saj nga palët politike në parlament, pasi cilësohet nga SHBA si një nga reformat që konsolidon demokracinë shqiptare.

Zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë Victoria Nuland vjen në Shqipëri në kohën kur Reforma në Drejtësi ka mbetur ende në proces negocimi ndërsa ambasadori i SHBA Donald Lu ka folur për 21 korrikun, si datë të votimit të saj në parlament.

Share This Video


Download

  
Report form