Report TV - Vizita në SHBA, Rama: Reforma në drejtësi, testi i amerikanëve

Report TV 2016-04-18

Views 0

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar.

Sipas kreut të qeverisë, ftesa për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, erdhi si rrjedhojë e punës dhe reformave të qeverisë në këto 2 vite e gjysmë.

Nder të jashtëzakonshëm për qeverinë dhe historike për 25 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, e cilësoi ai takimin me Presidentin Barack Obama dhe zëvendëspresidentin, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

"Pritja nga zv/presidenti Biden dhe Presidenti Barack Obama ishte një nder jashtëzakonshëm për Qeverinë. 25 vjet janë shumë pak në historinë e një vendi, apo marrëdhëniet mes dy vendeve, por këto 25 vjet, janë mjaftueshme për të vlerësuar rëndësinë jetike për interesat e shqiptarëve dhe të SHBA në rajonin tonë. Marrëdhënia e ngushtë me SHBA, është çelësi i shpjegimit të këtij interesit historik të shqiptarëve. Në selinë e USAID na është rezervuar një takim i përgatitur deri në detaje nga pala amerikane. Ambasadorja e Përgjithshme e USAID ka shprehur vlerësime për propozimet tona për luftën kundër ekstremizmit. Për herë të parë Shqipëria do të ketë edhe grupin e miqësisë edhe në Senatin Amerikan. Ftesa në Shtëpinë e Bardhë ishte vlerësim për punën tonë, reformat dhe bashkëpunimi me SHBA. Ishte një vlerësim për Shqipërinë dhe shqiptarët në 25 vjetorin e kësaj marrëdhënie speciale. E shoh këtë vizitë si një arsye të fortë për të vazhduar vendosmërisht përpara për të çuar edhe më tej reformat e Shqipërisë", u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë iu referua edhe Samitit të Diasporës shqiptare në muajin Nëntor në Tiranë. Rama tha se pjesë e këtij takimi do të jenë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufirit, nga 50 vende të ndryshme të botës.

"Takimi me diasporën në New York, na janë shprehur konsiderata të larta për reformat dhe rolin e Shqipërisë në Nju Jork. Asambleja e diasporës do të zhvillohet në Shqipëri në Nëntor dhe do të mbledhë diasporën shqiptare nga 50 shtete të Botës. Diaspora shqiptare do të jetë graviteti i këtij Saimiti. Çelim një faqe të re në komunikimin dhe ndërveprimin e Shqipërisë me shqiptarët jashtë atdheut, pa dallime bindje, krahine, edhe përtej kufijve të Shqipërisë", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS