Kryeministri Edi Rama shprehu besimin se reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese për vënien në jetë të saj do të miratohet në muajin mars në Kuvendin e Shqipërisë. në deklaratën për mediat me sekretarin Kerry, Rama tha se fakti që SHBA-të janë krah vendit tonë në këtë proces të konsideruar kyç për integrimin në BE, e bëjnë më të realizueshëm këtë fakt.
"Diskutuam për reformën në drejtësi, kyç për qëndrueshmërinë dhe rezultatet e çdo reforme tjetër dhe ecurinë në çdo fushë tjetër. I jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen në këtë rrugë që në fillim të përpjekjeve, për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë. Objektivi ynë i përbashkët edhe për shkak të ndikimeve të drejtpërdrejta që ka reforma në procesin e integrimit, është që marsi të jetë muaji i votimit në kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam shumë besim se do ja dalim", tha Rama.