Siguria në Portin e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet dhe aktet terroriste në aeroportin e Stambollit, si dhe grabitja ne aeroportin e Riansit, kane rritur shkallën e sigurisë në portin më të madh të vendit, atë te Durrësit. I gjithë porti nga ana tokësore është i rrethuar me kangjella metalike në perimetrin e jashtëm, ndërsa për të hyrë në të ka 5 porta, në të cilat gjenden punonjës të forcës së sigurisë portuale. Ata kontrollojnë fletë-hyrjet e personave këmbësorë, si dhe ata që hyjnë me automjete. Në port, nuk mund të hyjë çdokush, duhet leje që lëshohet pikërisht nga forca e sigurisë portuale. Të gjitha shërbimet e forcës së sigurisë kanë marrë urdhër për kontroll më të detajuar të të gjithë personave me detektor metalik dhe me pasqyrë për kontrollin e automjeteve. Shefi i turnit të forcës së sigurisë portale, Shendet Hyseni, shprehet se përveç përforcimit të masave, i gjithë territori i portit monitorohet në çdo cep të tij nga kamera me rezolucion të lartë. Sipërfaqja që monitoron forca e sigurisë portuale është 65 hektarë në total si dhe 1.4 km vijë ujore në drejtim të detit. Ndonëse kjo forcë sigurie operon prej më shumë se 10 vitesh, punonjësit e saj nuk janë të armatosur. Nëse shërbimet e forcës së sigurisë konstatojnë hyrjen e elementëve terroristë, apo nëse sulmohen mjediset e brendshme nga element të tillë, ata duhet të njoftojnë sallën operative dhe më pas do të vihet në lëvizje policia e Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form