http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Portin e Durrës përkeqësimi i menjëhershëm i motit ka sjellë probleme në ankorimin e trageteve. Për më shumë se 24 orë 131 pasagjerë janë detyruar të kalojnë natën në traget dhe vetëm sot në mëngjes kanë arritur të zbresin në port. Anijet tregtare nuk lundrojnë dhe janë në pritje të përmirësimit të motit. Ndërkohë edhe 2 tragete që do të udhëtonin drejt Barit janë nisur me vonesë. Shkak për nisjen me 7 orë me vonesë është bërë dallgëzimi në det të hapur është rreth 9 ballë dhe era që fryn 70 km/orë. Për të shmangur ndonjë incident, flota e peshkimit është bllokuar. Erërat e forta dhe dallgët 4-5 ballë kanë bërë që trageti i linjës Brindisi - Vlorë u nis me vonesë për shkak të dallgëzimit.