Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfindustria i ka paraqitur zyrtarisht Ministrisë së Financave kërkesën që në rastet kur institucionet gjobisin me të padrejtë biznesin dhe Gjykata Administrative e njeh këtë dëm, të jetë punonjësi që ka vendosur penalitetin që të paguajë 30% të vlerës nga paga e tij. Industrialistët shpjegojnë se e mbeshtesin këtë kërkesë në shtimin e rasteve të gjobave të padrejta, që janë bërë shqetesim në rritje per ta.
Biznesi i kërkon qeverisë që në rastet e gjobave të padrejta, një pjesë e penalitetit të paguhet nga punonjësi që e ka vendosur atë. Kërkesa është paraqitur zyrtarisht në Ministrinë e Financave nga Konfindustria në kuadër të paketës fiskale 2017. Industrialistët kërkojnë që në të gjitha rastet kur Gjykata Administrative me vendim përfundimtar njeh dëmin shkaktuar biznesit nga penalizimet e padrejta te institucioneve, agjencive dhe inspektoriateve shteterore, jo me pak se 30% e vleres te perballohet nga te ardhurat dhe pasuria vetjake e personave zyrtare pergjegjes.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/gjobat-e-padrejta-30-te-vleres-ta-paguaje-punonjesi-nga-paga-e-tij/