Ora News - Taksa e pronës, Shoqata e Bashkive kundër mbledhjes në bazë të vlerës

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e Bashkive ka kundërshtuar vendosjen e taksës së pronës në bazë të vlerës. Kreu i Shoqatës, Agron Haxhimali, argumenton se qytetarët tashmë do paguaJnë trefish më shumë ndërsa ngre si shqetësim faktin se të dhënat e bashkive nuk korrespondojnë me ato të hipotekave.Haxhimali bën me dije se kjo taksë do të aplikohet në të gjithë njësitë vendore.
Mbledhja e taksave në bazë të vlerës së shtëpive do të rëndojë më shumë xhepat e qytetarëve dhe kjo do të vështirësojë mbledhjen.
Ky ka qenë argumentimi i kreut të shoqatës së bashkive Agron Haxhimali.
Agron Haxhimali: Database e pronave në bashki ka nevojë të harmonizohet me të dhëna që ka zyra e regjistrimit të pronave pranë secilës bashki, marrëdhëniet e të cilave nuk janë shumë të mira. Ka probleme me mbivendosjen e pronave me pronarët e rinj apo pronarët e vjetër dhe të gjithë këto elementë e vështirësojnë punën e bashkisë.
Haxhimali thotë se pushteti vendor nuk është i përgatitur për të vjelë këtë taksë. Ndërsa pritet që në 2018 kjo taksë do të aplikohet në të gjitha Bashkitë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/taksa-e-prones-shoqata-e-bashkive-kunder-mbledhjes-ne-baze-te-vleres/

Share This Video


Download

  
Report form