#tvora #rtvoranews
Shqipëria po bëhet gati të paguajë në Arbitrazh dëmin prej 109 milionë ndaj investitorit italian Francesco Bechetti për mbylljen në mënyrë arbitrare të televizionit të tij nga qeveria.
PD thotë se Edi Rama duhet të paguajë me pasurinë e tij këtë dëm që i shkaktoi buxhetit për shkak të luftës personale me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje Prokurorisë ta hetojë për shpërdorim detyre Kryeministrin.
Alibeaj: Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qëndruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.
Lufta e shpallur ndaj sipërmarrësit italian Francesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro.
Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.
Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.
Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë.
Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pd-rama-ta-paguaje-me-pasurine-e-tij-demin-prej-109-milione-euro-ndaj-francesco-bechettit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv