http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot të gjithë banorët në njësinë Administrative nr. 8 do të kenë një ambient i ri që do të shërbejë jo thjesht si qendër leximi, por edhe si një hapësirë rinore. I pranishëm në rihapjen e bibliotekës ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se leximi është investimi më i mirë për të ardhmen.?Nga të gjitha investimet që kemi bërë në Bashkinë e Tiranës, kjo është më e vogla, por më e dobishmja sepse korsitë e biçikletave, rrugët, ndriçimi, prishen dhe rregullohen, kurse dija, leximi është diçka e pazëvendësueshme?.Ai shtoi se libri, ndryshe nga teknologjia, ofron dije më të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt, i cili synon rikonstruktimin e të gjitha bibliotekave nëpër lagje, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive, etj. Kryebashkiaku Veliaj tha se të rinjtë e sotëm duhet t?i kushtojnë më shumë kohë librit se sa rrjeteve sociale.?Brenda këtij viti do të fillojmë edhe me rikonstruksionin fizik, që ambientet të jenë më të përshtatshme dhe të manovrueshme për të shërbyer edhe si qendra rinore ose komunitare, ku e gjithë njësia 8 mund të mblidhet për nevojat që ka në komunitet, për të diskutuar planin urbanistik, projektin e sheshit ?Skënderbej?.Biblioteka e njësisë 8 u pasurua me disa tituj librash të dhuruar nga një shtëpi botuese e cila ka vendosur që të mbështesë projektin ?Qyteti lexon?.