http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës i ka zhvendosur nga qendra drejt periferisë, punimet per rikonstruksionin e blloqeve te banimit. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet ne njësinë administrative 4, qe janë fokusuar ne infrastrukturën nëntokësore, ne sipërfaqet ne rruge, trotuare dhe ndriçim. ?Kemi kaluar nga koha kur merreshim vetëm me rregullime në qendër, në një fazë ku po punojmë paralelisht në 50 lagje të Tiranës. Në këtë njësi preken 8 blloqe banimi dhe kjo është mënyra se si i përgjigjemi premtimeve që bëmë ekzaktësisht një vit më parë, kur kjo njësi ishte një baltovinë e ku ndoshta prej vitesh nuk ishte hedhur as një lopatë asfalt?.Veliaj theksoi se investimet ne këtë zone do të ndryshojnë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët dhe do te lirohen hapësirat nga prishja e ndërtimeve pa leje.