Erion Veliaj në njësinë 8 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pajisja e banorëve me certifikatat e pronësisë së apartamenteve, do të mundësohet nga ndërhyrja e Bashkisë, u premtoi Erion Veliaj banorëve të Njësisë 8 në Tiranë. Sipas kandidatit të mahzorancës, gjithçka është e sanksionuar në ligj.?Në pallatet ku nuk është bërë hipotekimi, do ta bëjë bashkia. Luli premtoi para katër vitesh se do hipotekonte 400 pallate. Ligji e thotë qartë: Aty ku nuk është bërë kolaudimi dhe dokumentet teknike, duhet t?i bëjë bashkia. Kështu që, bashkia duhet t?i bjerë prapa investitorit sepse njerëzit s?kanë pse vuajnë për pronën e tyre. Meqë ke shkuar te bashkia dhe të kanë kthyer mbrapsht, më datë 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër?.Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërisë Evropiane, tha se qyteti ka nevojë për një administrator për të zgjidhur problemet dhe jo për një kryetar fiktiv.?Zgjedhjet në bashki janë për të bërë punë. Nëse njerëzit duan punë, ne jemi gati që t?i hyjmë punës dhe t?i rrimë te koka. Nuk ka mundësi të ketë një qytet ku kryetari i bashkisë i jep vetes leje të bëjë katin e 13, ndërkohë që njerëzve të lagjes së vet nuk i jep leje të zhvillojnë pronën e tyre?.Veliaj u shpreh se kur qeveria nisi aksionin për zhbllokimin e hapësirave të zëna, Bashkia jo vetëm nuk e mbështeti, por as hoqi mbetjet e ndërtimeve pa leje në mes të rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form