Ish kryeminsitri Berisha pa të drejtë fjale i është drejtuar foltores së Kuvendit menjëherë sapo ka hyrë në sallën e Parlamentit. Berisha tha se 'drejtësia' ka mbetur peng i mazhorancës që kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi. Sipas ish-kryeministrit ?edhe opozita ka përgjegjësitë e saj në këtë çështje, por është mazhoranca që duhet të reflektojë?.
Ish kryeminsitri tha se mesazhet e fundit nga Berlini se rrezikohet statusi i vendit kandidat janë një alarm për politikën por në radhë të parë për qeverinë. Ai bëri thirrje që tu shpërndahet deputetëve neni 88 i Komisionit të Venecias për vetingun.
"Për herë të parë bien sirenat, ose votoni reformën me opozitën ose do ju heqim statusin në një mesazh të qartë si kristali. Një qeveri që do të kapë drejtësinë nuk është për në BE, hajdeni të zbatojmë nenin 88 të Venecias. Berisha ka lexuar amendamentin 88 për të qartësuar çdo qytetar mbi përmabjtjen e saj."-tha Berisha
Ndër të tjera ish kryeminsitri foli edhe lidhur me situatën energjitike e akuzoi KESH se është shndërruar në institucion terrori ndaj qytetarëve shqiptarë. Duke akuzuar kryeministri Rama për abuzime dhe vjedhje, Berisha tha se qeveria po e rrokullis vendtin drejt katastrofës energjetike.
?Edi Rama e ka shndërruar KESH në institucion terrori ndaj qytetarëve shqiptarë. Në një institucion të vjedhjes më të madhe shtetërore. Pasi vodhi dhe përvetësoi me fatura të qarta 620 mln euro detyrime që CEZ iu kishte ndërmarrjeve shqiptare, vuri në krye të tij, Akrabanë e familjes së vet. Pse nga doli ky Çela. Familja e emëroi. Ka vjedhur dhe po vjedh në mënyrë monstruoze qytetarët shqiptarë. Humbjet në rrjet janë shumë më të mëdha sesa ishin në momentin kur e morën. Dështimi është total. U shkatërruar 180 mijë sahate për të rritur numrin e familjeve që paguajnë afrofe.
U premtoi qytetarëve heqjen e TVSH nga çmimi i energjisë. Por po bën vjedhje të pafund në energji, burgosje të qytetarëve për një lidhje energjie. Këto janë dëshmi e shndërrimit të këtij institucioni në një institucion terrori mbi qytetarët. Ju po shkatërroni energjetikën dhe energjinë shqiptare. Këta janë shkatërrues të njërës prej shtyllave kryesore të zhvillimit të vendit. Ndaj dhe prodhimi bie në pikiatë. Nga maji i vitit të kaluar në maj të këtij viti, eksportet kanë një rënie 15 %. Po rrokullisin këtë vend drejt katastrofës energjetike.
Në fillim të fjalës së tij, Berisha bëri batutë me Valentina Leskajn, duke i thënë, ?Ti zonja Leskaj je bërë më e fuqishmja në Partinë Socialiste pasi i hëngrët kokën Koço Kokëdhimës. Unë nuk kam asnjë simpati për të, por gjërat duhen thënë siç janë, ty të mbrojtën, atë jo?.