Report TV - Meta: Të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell, mund të na çojnë në errësirë

Report TV 2020-06-12

Views 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon që të mos hiqet vëmendja nga çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit tha se  duhet të ecim përpara dhe të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë.

"Theksoj rëndësinë e reflektimeve sa më parë jo vetëm të mendimeve të Presidentit por edhe institucioneve të pavarura dhe sidomos edhe të mendimeve të dobishme që u dhanë në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për të përmbushur detyrimet tona për të çelur negociatat me BE. Ky duhet të jetë fokusi ynë dhe nuk duhet të shmangemi asnjë ditë nga çdo tymuese që hidhet nga kushdo qe e hedh, pasi duhet të ecim në këtë bulevard që ndihmon Shqipërinë të ecë përpara dhe mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë.  Por nuk besoj se do të ndodhë, besoj se ka reflektim", tha Ilir Meta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS