Buçpapaj: Berisha më telefonoi që të mos merrja pjesë në garë

Report TV 2015-08-21

Views 13

TIRANE- I njohur si një nga emrat e lëvizjes studentore të dhjetorit `91 dhe themeluesit e PD, Flamur Buçpapaj rrëfen lidhjet e ngushta me këtë parti, lidhjen me Berishën si dhe analizon dy kandidatët për kreun e PD. Kanë qenë telefonatat e ish-kreut të PD, që nuk e kanë lejuar demokratin e njohur që të kandidojë për kreun e kësaj partie.

Në një intervistë për "Shqiptarja.com", themeluesi i PD tregon nisjen e themelitim të partisë, thirrjen që i bënë Berishës për të qenë në krye të kësaj lëvizje e deri te largimi i tij nga partia. Sipas tij asnjë nga këta nuk duhet të ishte në garë, pasi PD ka vlera nga studentët e dhejtorit si dhe ish-të përndjekurit.

Si ka nisur karriera juaj në radhët e lëvizjes studentore dhe më pas në strukturat e PD?

Unë kam qenë kryetar i Lëvizjes Studentore në Shkodër, kam qenë udhëheqës i demonstratës së 13 dhjetorit, demonstrata e parë antikomuniste që ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1991, ku rrëzuam bustin e Enver Hoxhës. Ishte herë e parë që shqiptarët dilnin në revolta kaq masive, ku kishte rreth 100 mijë vetë kundër regjimit të Enver Hoshës. Më pas kam qenë gjithashtu dhe kryetar i grevës së urisë po në Shkodër kundër manipulimit të votave në zgjedhjet e para parlamentare që u bënë dhe kam kërkuar dorëheqjen e presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia. Kam qenë kryetar i grevës së urisë, kryetar i unionit studentor të Partisë Demokratike të studentëve në Shkodër. Jam ndër të parët njerëz që kam dalë dhe këtu në Tiranë kundër Partisë së Punës. Pas disa studentëve mund të jem i katëri a i pesti që jam bashkuar me grupin protestues që kemi nisur demostratat. E pa pikë dyshimi e them që jam ndër të parët themelues të PD e pishtar i demokracisë. Për këtë kam marrë dhe medalje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dekorat nga qeveria turke si dhe qytetar nderi i Kukësit.

Këtu ka nisur të themi fillimi juaji në PD?

Po. Unë kam qenë ndër themeluesit e partisë. Nuk është se studentë të tjerë më thirrën mua për tu bërë pjesë e kësaj partie, por unë i thirra të tjetër. Kujtoj këtu që dhe Azem Hajdari ka ardhur katër ditë pas nesh dhe është bashkuar me lëvizjen. Ne kemi qenë një grup studentësh që e kemi nisur të parët fillimin e kësaj partie.

Përveç Azem Hajdarit, keni qenë dhe me studentë të tjerë?

Po. Me ne ka qenë Shinasi Rama, Myrtar Gjana e shumë të tjerë. Lëvizja e dhjetorit ka pas mbi 6 mijë studentë, por këta kanë qenë ndër emrat më të dëgjuar. Unë kam kam njohur më shumë kryetarët e studentëve që kanë përfaqësuar insitutet e asaj kohe.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS