Aplikimi i skemave mbështetëse në bujqësi ka sjellë rritjen e peshës së këtij sektori në GDP, por veccanërisht formalizimin e tij. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se falë skemave nxitëse, numri i fermerëve të regjistruar si subjekte në QKR, ka arritur në thuajse 20 mijë nga rreth 500 që ishin në vitin 2014.
Ndërkohë që ky formalizim ka bërë që eksportet bujqësore të rriten me 25% në vlerë dhë 45% në vëllim.
Gjatë takimit u bë me dije se Këshilli i Investimmeve ka dërguar në Ministrinë e financave propozimet e veta për lehtësimin e klimës së të bërit biznes.
Ato konsistojnë në ndryshimin e disa procedurave tatimore dhe të kontrollit tatimor, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes administratës dhe biznesit, si dhe në procedurat e falimentit.