Report TV - Xhaçka: Anija ‘Oriku’ ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona

Report TV 2018-05-09

Views 4

Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. ?Një shpëtimtare të madhe jetësh?, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontingjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin Egje.
Ushtarakët tanë janë shembull me i mire profesional tha Xhaçka, duke i kërkuar komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë, në mjete logjistike apo armatim, me qëllim që cdo situatë mos i gjejë të papërgatitur.

Operacionet e kryera në detin Egje nga kontingjenti i anijes Oriku, u përshëndet edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani. Ai tha se kontingjenti i 6 i ka realizuar të gjithë detyrat me sukses duke treguar që janë të denjë të zhvillojnë operacione krahas aleatëve të NATO-s.

Anija shqiptare ?Oriku?, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt.

Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misioni krah aleatëve në NATO-s në vitin 2018. Kësaj herë ky mision i është besuar kontingjentit të anijes ?Butrinti? e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS