“Roja e gjelbër” në mbrojtje të pyjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm muaj pas fillimit të funksionimit të ?Rojes së Gjelbër?, strukturë e cila u ngrit në formën e një task force, për të shpëtuar situatën emergjente të prerjeve të pyjeve në Shqipëri rastet e konstatuara ditët e fundit kanë rënë ndjeshëm. Pjesë e rojes së gjelbër tashmë do të jenë për 10 vite edhe forcat e armatosura, monitorimi it ë cilave ka bërë që në qershor të jenë konstatuar vetëm 4 raste të prerjes së pyjeve, nga 52 që u gjenden në muajt e tjerë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ndërhyrja e ushtrisë ishte e domosdoshme.?Ishim në momentin e duhur. Ishim në zgrip të një situate, realisht ndoshta që nuk do të kishim mundësi të rikthehej në situatën e mëparshme. Ndaj dhe ky angazhim i menjëhershëm i Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake, Ministrisë së Mjedisit me gjithë strukturat e veta, inspektorët dhe ekspertët, e bëri të suksesshëm këtë ndërmarrje. Jam më shumë se sa e kënaqur që ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët për t?i ruajtur pyjet, për t?i ruajtur mushkëritë e vendit tonë, si një domosdoshmëri.??Roja e gjelbër? do të funksionojë për 10 vite deri në përfundimin e moratoriumit të prerjes së pyjeve.

Share This Video


Download

  
Report form