http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta duket si i kishte marre te gjitha masat për t?iu përgjigjur një reagimi te protestuesve demokrate ndaj tij. Qe ne orët e para te ditës, disa mijëra simpatizantë kane mbërritur ne selinë e LSI-se, për të mbështetur liderin e tyre. Ndonëse zyrtarisht LSI mohoi të kishte organizuar një antimiting, para selisë së partisë turma ishte aq e madhe sa shpesh vështirësoi edhe qarkullimin. Mes mbështetësve të shumtë, binin në sy drejtues te larte te administratës, të punësuar të LSI në kuvend, në ministri e madje edhe nëpunës të nivelit të ulët.Militantët e kane pritur me durim Ilir Metën, deri pas mesditës, por kreu i LSI nuk shkoi në zyrat e partisë. Në fakt, ato u mbushën me deputetët e tjerë, të cilët ndiqnin me kënaqësi të rinjtë që i thurnin elozhe kryetarit të tyre. Të grumbulluar si në një miting, por pa bërë një të tillë, militantët e LSI nuk pranuan të largohen, pa mbaruar më parë protesta e opozitës që zhvillohej pak metra më larg, në Bulevard. Dhe ashtu siç pritej, ikja e demokratëve nga bulevardi, çliroi edhe militantët e LSI. Urdhrin në formë falënderimi e dha Luan Rama. Vetëm pas kësaj deklarate, proteusit janë larguar, por me brohoritma per kryetarin Meta.