Gjiknuri për Ora News - Hec-et në Valbonë, zgjidhja e kontratave e vështirë

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha kontratat e dhëna për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë do të analizohen. Qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune për të vlerësuar situatën.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shprehet se anulimi i kontratave do të sillte një impakt të rëndë financiar për buxhetin.
Gjiknuri: Me urdhër të kryeministrit kremi ngritur një grup pune, për të parë se si mund të adresojmë qoftë edhe rastin ekstrem të masave të këtyre koncesionarëve dhe si mund të përballohen dëmet në këtë drejtim.
Do të shohim të gjitha standardet mjedisore si janë dhënë këto kontrata. Ka një grup pune që po merret por edhe për të parë mundësitë se si do të zbusim efektet financiare në rast të një vendimmarrje të caktuar.
Është kollaj, duhet ta vendosësh veten në pozitën e një ministri Energjia dhe t?i thuash anuloje ti një gjë që krijon impakt financiar sepse përgjegjësia ligjore është e qartë për të gjithë zyrtarët që bëjnë veprime, të cilat nesër shpallen absolutisht të pavlefshme, por mund të krijojnë efekte financiare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hec-et-ne-valbone-zgjidhja-e-kontratave-e-veshtire/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS