Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, nuk ka pranuar të diskutojë ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin e portit në Porto Romano për të cilën parashikohet një shtesë fondi prej 4.5 mln dollarësh dhe ndërtimi i një argjinature për vendosjen e tubave të ngarkim-shkarkimit të karburanteve.
Braçe, ngre shqetësim për mungesën e Ministrit Gjiknuri duke e paraqitur si një akt të patolerueshëm.
Komisioni i Ekonomisë kundërshtoi fjalën e kreut të Komisionit, duke pohuar se diskutimet duhet të vazhdojnë edhe pa praninë e Ministrit Gjiknuri.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi që të rishikohet edhe njëherë ky draft, pasi përmban ende gabime në shifra, nëse do të marrë miratimin e Kuvendit si dhe kërkoi prezencën e Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Opozita ndërkohë ngriti si problem faktin se ndërtimi i argjinaturës që kërkohet të realizohet në portin e Durrësit mund të sjellë pasoja të rënda për qytetin duke e përmbytur atë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fondi-shtese-porto-romanon-brace-gjiknuri-te-vije-ne-komision-nese-do-miratimin