Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka filluar puna për kryerjen e një Studimi të Fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane, kështu tha Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë ku u takua me homologun Marinës Osman Nurkovic dhe Ministren e Ekonomisë Dragica Sekulic.
Nga ky studim pritet kryerja e një analize të detajuar mbi investimin e mundshëm, prioritetet e ndërhyrjes, me qëllim bërjen e një projekti financiarisht të mundshëm për t?u mbështetur.
?Diskutuam në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore ku të dyja vendet kanë si projekt prioritar autostradën Adriatiko-Joniane. Kemi marrë financimet e nevojshme për të bërë studimin përfundimtar të fizibilitetit. U njoha edhe me projektet e zhvillimeve infrastrukturore në Malin e Zi që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në lidhjen me Shqipërinë. Ngrita problemet që kërkojnë vëmendjen e palës malazeze për kompletimin e rrugëve të tjera dytësore që lidhin pika të tjera kufitare me Shqipërinë?, theksoi ministri Gjiknuri.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/takimet-ne-podgorice-gjiknuri-nis-puna-fizibilitetin-e-autostrades-adriatiko-joniane