Report TV - “Tonny’86”, brand-i Mirela Nurçes frymëzuar nga motivet e diktaturës

Report TV 2016-07-17

Views 5

Stilistja e mirenjohur Mirela Nurçe është rikthyer përpara publikut me një koleksion tërësisht të veçantë. Tashmë nën emrin "Tonny'86", në nder të nipit të saj Eltonit që është ndarë nga jeta pak muaj më parë, Nurçe ka prezantuar mbrëmjen e së enjtes koleksionin "Demode", frymëzuar nga motivet e periudhës së diktaturës.

Modelet sfiluan në pasarelë veshur me materiale autentike të asaj periudhe, krijime që nxirrnin në pah pjesën më të fortë të karakterit të tyre.

Të pranishme në eventin e stilistes Mirela Nurçe ishin personalitete të sferës politike dhe ekranit, që mund t'i shohim në një të ardhme të afërt veshur me "Demode".

Share This Video


Download

  
Report form