A1 Report - Arti 'thyen' misterin e diktatures 'Perdja e hekurt' ne vilen e Hoxhes

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE- Ka qenë një objekt i paprekshëm i izoluar dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës. Ka qenë por që nga mbrëmë nuk do të jetë më i tillë. Artistët në oborrin ish-vilës së Enver Hoxhës që mban numrin 31 kanë kapërcyer edhe kufirin e fundit "të paprekshmërisë së saj". Mbrëmë në orën 20.00, me pjesëmarrjen e artistëve Ema Andrea, Klod Dedja, Brigel Gjoka, Heldi Pema, Edit Pula, Armando Lulaj, Olson Lamaj, Helona Ruli, Rubin Beqo dhe studentë të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë është instaluar një videowall, i transmentuar LIVE edhe për spektatorët jashtë vilës.

"Është një element që merr rëndësi artistike të veçantë në komunikimin e eventit, duke iu afruar më shumë kahjes së artit bashkëkohor, është më social dhe larg protokolleve!". Kështu e kanë komentuar organizatorët gjestin që tregon sipas tyre "rënien e perdes së hekurt". Artistët pjesëmarrës e lidhin perfomnacën e tyre artistike në raport me të kaluarën, me kujtesën dhe të tashmen në një hapësirë që i bashkon të gjitha perceptimet në një moment të vetëm, dhe këtë moment personal, artistët do ta ndajnë me publikun. Projekti që shoqërohet me performancë, instalacion, videoart dhe titullohet "Perdja e Hekurt" është kuruar nga Fondacioni për Artin M.A.M dhe propozimi i tyre është prezantuar nga Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mbi mundësitë e ripërdorimit të këtij objekti në kuadrin artistik, si një rezidencë artistike apo hapësirë ekspozimi për të kthyer vilën e diktatorit Enver Hoxha në hapësirë eksperimentale për kulturat e reja artistike në vend.

Ky propozim është shtysa e parë e realizimit në kohë të shkurtër të projektit pilot me titull "Perdja e Hekurt". Ky projekt konsiderohet si një kthesë konkrete e rivlerësimit të objekteve "të izoluara" si edhe artistëve. Hapja e Vilës së shumëpërfolur nga artistët, mendohet të jetë një ngjarje e rëndësishme në vetvete për të filluar një raport të ri me me të kaluarën.

Share This Video


Download

  
Report form