Report TV - Martesat gay, ja deputetët që rreshtohen kundër legalizimit

Report TV 2016-06-17

Views 14

Kushtetuta e Shqipërisë pritet të ndryshojë në disa nene për të bërë të mundur reformën në drejtësi, e bashkë me të po bëhet edhe një ndryshim, në dukje i parëndësishëm, por që ka ndezur debatin mes deputetëve dhe shoqërisë civile. Bëhet fjalë për nenin Neni 18, paragrafi 2, ndryshohet duke shtuar si arsye për të mos u diskriminuar edhe ?orientimin seksual?.

?2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore?-thuhet në riformulimin e këtij neni sipas draftit të miratuar në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. Pikërisht kjo shtesë, i jep të drejtë komunitetit LGBT të kërkojë ndryshim në Kodin e Familjes e më tej liberalizimin e martesave mes këtij komuniteti.

Teksa votimi i paketës kushtetuese për drejtësinë, përfshi edhe këtë nen kundër diskriminimit është e afërt, deputetët janë rreshtuar kundër votimit të këtij neni. Ata e kanë shprehur kundërshtinë dhe argumentet e tyre përmes prononcimeve për ?Shqiptarja.com?.

Share This Video


Download

  
Report form