38 deputetë të parlamentit shqiptar nuk morën pjesë të paktën në votimin e një neni gjatë seancës historike të kalimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
Si asnjë herë për votimin nen për nen të reformës në drejtësi, u përdor në Kuvend votimi elektronik, ndryshe nga votimi i zakonshëm me karton.
Të kontaktuar nga Shqiptarja.com të gjithë deputetët shprehen të habitur për faktin se emri i tyre është regjistruar në kategorinë e ligjvënësve që nuk kanë marrë pjesë në votimin e disa neneve. Ata japin si të vetmin shpjegim mosfunksionimin e mirë të elektronikës, apo mos kapjen e kohës gjatë votimit.