http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta këmbëngul për votim konsensual mazhorancë - opozitë të reformës në drejtësi. Politikani që ditët e fundit ka marrë përgjegjësinë e negociatorit mes PS-së dhe PS-së për arritjen e një kompromisi politik, pas mbledhjes së kryesisë së partisë që drejton, tha se deputetët e tij do të votonin çdo variant, i cili do të ketë vulën e dy partive të mëdha. Meta nuk e mbështet idenë e zhvillimit të një referendumi popullor, përderisa sipas tij ekziston mundësia e një zgjidhjeje për të vetmin pretendim që ka opozita. Por nëse pakica do nxirrte një pretekst tjetër, atëherë populli mund të thirret në votim. Ndërkohë që kreu i LSI-së nuk shesh asnjë arsye se përse vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe nëse reforma nuk do të mund të votohet. Ilir Meta tha se që në nisje të reformës në drejtësi, LSI ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, për një votim konsensual dhe bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.