Takmi Rama - Meta: Të gatshëm për bisedime me opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e katërmbedhjte te protestës se demokrateve ne bulevard, mazhoranca jep nje sinjal te qarte per dialog me opozitën.Vendimi është marre ne tryezën e koalicionit qeverisës, qe u mblodh per afro nje ore tek vila qeveritare pranë kryesisë se kuvendit.Deklarata vëren se aleatet kane diskutuar per bllokimin e veringut, zbatimin e reformës ne drejtësi, si dhe reformën elektorale.?Tryeza javore e koalicionit qeverise diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Ne fokus te takimit ishin Reforma ne Drejtësi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri te larte e transparence te plote.Krerët e koalicionin te majte, Edi Rama dhe Ilir Meta, shprehen të gatshëm për të dialoguar në tryezë me opozitën, per reformat me te rëndësishme integruese.?Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara te këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist te opozitës per procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehen gatishmërinë per te dialoguar me përfaqësuesit e opozitës ne Kuvend apo ne çdo tryeze dialogu qe është e dëshirueshme per opozitën.?Që prej 18 shkurtit opozita po proteston në çadrën e vendosur para kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kreu i PD Basha ka bere te ditur se opozita do t?i votoje komisionet e vetingut, vetëm nje dite pas krijimit te qeverise teknike.

Share This Video


Download

  
Report form