Mustafa fton opozitën për dialog - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Opozita e Kosovës duhet të heqë dorë nga dhuna dhe të presë opinionin e Gjykatëse Kushtetuese për marrëveshjen lidhur me bashkësinë e komunave serbe me Beogradin?. Deklarata është bërë nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për mediat. Kreu i qeverisë th se marrëveshja është vijim i paktit të prillit Serbi-Kosovë, të nënshkruar në Bruksel por dhe pakos Ahtisari, ku mbështetet pavarësia e shtetit më të ri në Ballkan. Në vijim të fjalës së tij kryeministri Mustafa ftoi partitë kryesore opozitare që të rikthehet në parlament për dialog. Sa i takon çështjes tjetër, atë të kufirit me Malin e Zi, kreu i qeverisë ka thënë se është i gatshëm që kjo të shqyrtohet nga një komision ndërkombëtar për vlerësim. Këto komente vijnë ne nje kohe kur opozita e vendit ka kushtëzuar stabilitetin politik me tërheqjen e dy marrëveshjeve. Haradinaj, Ymeri e Limaj shtuan se ne rast të kundërt, vendi shkon në zgjedhje të reja. Ndërkohë me herët, Gjykata e Kosovës ka zëvendësuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh me atë të arrestit të shtëpisë, për deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, pas kërkesës së avokatit të saj. Bujupi u ndalua më 18 nëntor pasi akuzohet për hedhje te gazit lotsjellës në kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form