Ora News – Elbasan, Çapajt qëllojnë me armë mbi policinë, shoqërohen dy, një në kërkim

Ora News Lajme 2016-06-08

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përplasje me armë mes forcave të policisë së shtetit dhe fisit Çapaj. Këta të fundit mësohet se kanë qëlluar me armë mbi policinë në orët e mbrëmjes së sotme pranë hotel Univers.
Blutë kanë shoqëruar dy prej tyre në Komisariat, ndërsa po vijon puna për kapjen e një tjetri.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar në radhët e uniformave blu dhe as nga pala tjetër.
Burimet: Policët ishin pa uniformë dhe me makinë privat
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë qenë katër policë pa uniformë me makinë private në mision vëzhgimi.
Ata kanë kaluar disa herë me makinë para hotel Univers.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-prane-nje-hoteli-nuk-ka-te-lenduar/

Share This Video


Download

  
Report form