Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli në një deklaratë për median ku sulmin ndaj policisë të disa prej personave të fisit Çapajve që ndodhi pasditen e 8 qershorit 2016.
Tahiri e quajti episod të trimërisë së botës së krimit në përplasjen kundër Policisë dhe i bëri thirrje policisë të mos tërhiqet.
Saimir Tahiri: Para pak çastesh në Elbasan ka ndodhur një episod që flet për trimërinë dhe trimërimin e botës së krimit në përplasjen kundër Policisë, e cila ka jo pak lidhje me trimërimin e instancave të caktuara në prokurori e gjykata për të goditur në mënyrë të paligjshme Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Gjithsesi, unë e shfrytëzoj këtë rast për t?i bërë thirrje çdo punonjësi policie, në çdo cep të Shqipërisë, që të bëjë punën me devotshmëri e kurajo, duke mos u stepur aspak nga çdo kërcënim i atyre që janë trimëruar sot duke menduar se pushteti politik i atyre që deri dje ishin në qeverisje bashkë me ndihmësit e tyre në Prokurori e Gjykata do mund të na bëjë ne të hedhim hapa pas në rrugën tonë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt dhe më të drejtë.
Sot çdo punonjës Policie, në çdo cep të Shqipërisë, ka motivin e plotë për të qenë krenar për punën që keni bërë deri më sot duke u shërbyer qytetarëve me ndershmëri e përkushtim, për ta bërë Shqipërinë më të sigurt e më të drejtë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/capajt-qellojne-mbi-policine-tahiri-trimerimi-e-botes-se-krimit-ne-perplasjen-kunder-policise/