http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paralizohet tërësisht puna në hekurudhën shqiptare. Sindikata ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure një grevë të përgjithshme njëditore, duke bllokuar lëvizjen e të gjithë trenave. Punonjësit u mblodhën në stacionin hekurudhor të Durrësit dhe kërkuan heqjen e akcizës së naftës, pagesën e sigurimeve shoqërore për 4 muajt e fundit si dhe rifillimin e lëvizjes së trenave drejt Ballshit, Pogradecit dhe Vlorës. Edhe pse shqetësimet ia kanë shprehur Ministrit të Transporteve, Meta tha se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Prej kohësh, hekurudha po kalon një situatë të vështirë financiare. Transporti me tren ka humbur konkurrencën kundrejt autobusëve dhe furgoneve, duke zvogëluar ne mënyrë drastike numrin e pasagjereve.