http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ka paraqitur parashikime tejet pesimiste për 3 vitet e ardhshme duke deklaruar se trafiku global nuk do të kthehet në nivelet e periudhës para pandemisë, të paktën deri në vitin 2024. Drejtori i Përgjithshëm, Alexandre de Juniac shprehet se masat lehtësuese në këtë sektor janë jetike. "Për kompanitë ajrore, ky është një lajm i keq që tregon nevojën që qeveritë të veprojnë me masa lehtësimi, të zbatojnë masa për të rritur besimin në udhëtimet ajrore, përfshirë testet "e sakta, të shpejta dhe të përballueshme" si dhe masat e gjurmimit të kontaktit.?Sipas të dhënave, situata e shkaktuar nga koronavirusi mbetet aktive dhe shqetësuese në shumë ekonomi të rëndësishme në zhvillim, të cilat në kombinim me SH.B.A., përfaqësojnë 40% të tregjeve globale të udhëtimit ajror. Faktorë të tjerë përfshijnë reduktimin e udhëtimeve nga korporatat dhe rënien e besimit tek konsumatorit pasi një pjesë e madhe e njereëzve kanë anuluar udhëtimet. Ndikim të madh ka patur edhe rritja e papunësisë si dhe frika nga infektimi me koronavirus. Trafiku ajror ndërkombëtar u tkurr me 96.8 përqind në qershor, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë, transportuesit europianë u përballën me rënie të kërkesës në nivelet 96.7 përqind në qershor, pas një rënie prej 98.7 përqind në muajin maj.